Ndërlidhjet

Teksas: Për ndaljen e fëmijëve imigrantë, janë vendosur trupat


Rick Perry

Rick Perry

Rick Perry, guvernator i shtetit jugor amerikan, Teksas, i ka shpallur planet për vendosjen e një mijë trupave të Gardës Kombëtare të këtij shteti, në kufirin me Meksikën, me qëllim që të ndalet hyrja e fëmijëve imigrantë.

Sipas të dhënave të Shteteve të Bashkuara, afro 57 mijë fëmijë e kaluan kufirin amerikan, shumica në Teksas, prej tetorit të vitit të kaluar.

Analistët thonë se kjo lëvizje e guvernatorit Perry, që shihet si kandidat i mundshëm republikan për president në vitin 2016, mund ta shtoj presionin ndaj Barack Obamës.

Kjo shpallje nga zoti Perry u bë para se presidenti Obama të takohet me liderët e shteteve Honduras, Guatemala dhe El Salvador, këtë të premte, për të diskutuar për bashkëpunimin në ndaljen e hyrjes së imigrantëve fëmijë në Shtetet e Bashkuara nga Amerika Qendrore.

XS
SM
MD
LG