Ndërlidhjet

Kryengritësit prorusë i dorëzuan kutitë e zeza të aeroplanit


Kutitë e zeza që sot u janë dorëzuar ekspertëve të Malajzisë
Kutitë e zeza që sot u janë dorëzuar ekspertëve të Malajzisë

Kryengritësit prorusë në pjesën lindore të Ukrainës i kanë dorëzuar dy kuti të zeza nga aeroplani i rrëzuar i udhëtarëve. Kutitë u janë dorëzuar ekspertëve të Malajzisë.

Lideri separatist, Aleksander Borodai, i ka dorëzuar sot në mëngjes kutitë e zeza në qytetin Donjeck.

“Këto janë kutitë e zeza”, u tha ai gazetarëve, që e kishin mbushur një dhomë në selinë e të vetëshpallurës Republikë Popullore e Donjeckut.

Koloneli Mohamed Sakri nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Malajzisë, tha se të dy kutitë e zeza ishin “në gjendje të mirë”.

Njëra nga kutitë i përmbanë të gjitha bisedimet në kabinën e pilotëve të aeroplanit, ndërsa tjetra të dhënat për fluturimin.

Mbetet të shihet se a do të mund të nxirren të dhëna të sakta të asaj që i ndodhi këtij aeroplani.

XS
SM
MD
LG