Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Shtohen përpjekjet për armëpushim


John Kerry dhe Ban Ki-moon (djathtas)

John Kerry dhe Ban Ki-moon (djathtas)

Derisa numri i të vrarëve palestinezë ka arritur në më tepër se 500 vetë, kanë vazhduar përpjekjet diplomatike për arritjen e armëpushimit, në konfliktin ndërmjet Izraelit dhe lëvizjes palestineze, Hamas.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur mbrëmë vonë në rajon, me mision që të kërkoj armëpushin në konfliktin 14 ditësh, “sa më parë që të jetë e mundshme”.

Në Kajro të Egjiptit, Kerry është takuar me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, me ç’rast, zyrtari i lartë amerikan ka shpallur se Shtetet e Bashkuara do të japin një ndihmë humanitare për Rripin e Gazës, në shumë prej 47 milionë dollarësh.

Nga ana tjetër, dhuna ka vazhduar.

Dje, Izraeli i ka bombarduar disa caqe në bregdet, duke i vrarë 28 anëtarë të një familjeje të vetme, gjatë një sulmi.

Ushtria e Izraelit ka njoftuar se janë vrarë edhe 7 ushtarë izraelitë.

XS
SM
MD
LG