Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Sulme ajrore izraelite dhe përpjekje për armëpushim


Pamje e ngritjes së tymit pas një sulmi ajror izraelit, siç thonë dëshmitarët
Pamje e ngritjes së tymit pas një sulmi ajror izraelit, siç thonë dëshmitarët

Zyrtarët palestinezë thonë se nga një varg sulmesh ajrore të Izraelit, sot janë vrarë 7 vetë në Rripin e Gazës, përfshirë edhe pesë anëtarë të një familjeje.

Tash, numri i palestinezëve të vrarë prej 8 korrikut, kur ka filluar ofensiva ushtarake izraelite në Rripin e Gazës, është më se 580.

Izraeli thotë se ofensiva ka për qëllim ndaljen e hedhjes së raketave të militantëve nga Rripi i Gazës, që qeveriset nga Hamasi, brenda në Izrael.

Zyrtarët palestinezë thonë se shumica e të vrarëve janë civilë.

Prej se ka filluar ofensiva ushtarake izraelite, janë vrarë dy civilë izraelitë dhe 27 ushtarë të Izraelit.

Sulmet e sotme ajrore izraelite u bënë derisa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, dhe sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, janë takuar mbrëmë vonë në Kajro të Egjiptit, në nisje të përpjekjeve të nivelit më të lartë duiplomatik deri tash për ndaljen e konfliktit.

XS
SM
MD
LG