Ndërlidhjet

Ukrainë: Treni me mbetjet e aeroplanit arriti në Harkov


Polici ukrainas në përcjellje të trenit me mbetjet e viktimave të rrëzimit të aeroplanit

Polici ukrainas në përcjellje të trenit me mbetjet e viktimave të rrëzimit të aeroplanit

Një tren me mbetjet e viktimave të aeroplanit të Malajzisë, që u rrëzua mbi territorin e kontrolluar nga separatistët prorusë në pjesën lindore të Ukrainës, ka arritur në qytetin Harkov.

Treni-frigorifer me mbetjet e afro 280 njerëzve arriti sot para mesditës në Harkov, që është nën kontrollin e qeverisë së Ukrains.

Më 17 korrik janë vrarë të 298 udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë, pasi ai ishte rrëzuar.

Zyrtarët ukrainas dhe ata perëndimorë thonë se ka dëshmi në rritje se aeroplani ishte qëlluar nga separatistët prorusë.

Nga Harkovi trupat e pajetë do të dërgohen në Amsterdam, prej nga kishte fluturuar aeroplani.

Shumica e atyre që u vranë në aeroplan janë holandezë.

XS
SM
MD
LG