Ndërlidhjet

Britania nis hetimin e vdekjes sw Litvinenkos


Ish spiuni rus, Aleksandr Litvinenko, (ARKIV)
Ish spiuni rus, Aleksandr Litvinenko, (ARKIV)

Britania ka njoftuar se do të mbaj një hetim publik rreth vdekjes së ish spiunit të KGB-së, Aleksandr Litvinenko.

Vendimi do të thotë se hetuesit mund të shikojnë nëse shteti rus ka luajtur rol në vdekjen e Litvinenkos.

Sekretarja për Çështje të Brendshme, Theresa May, e ka dhënë njoftimin për hetimin.

Vendimi është marrë pas tensioneve në rritje në mes të Rusisë dhe Britanisë.

Litvinenko, në një deklarim pak para vdekjes, pas helmimit në vitin 2006, e kishte akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për dhënien e urdhërit për vrasjen e tij.

Vitin e kaluar, qeveria britanike e kishte hedhur poshtë kërkesën për hetimin e vdekjes së Litvinenkos.

Litvinenko ka vdekur pak javë pasi e kishte pirë një çaj të helmuar me një izotop të rrallë radioaktiv derisa qëndronte në një hotel luksoz.

Kremlini gjithëmonë i ka hedhur poshtë akuzat se është i përfshirë në vdekjen e Litvinenkos.

XS
SM
MD
LG