Ndërlidhjet

logo-print

Putin nënshkruan ligjin që rikthen orën dimërore


Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)

Presidenti rus, Vladimir Putin (ARKIV)

Presidenti rus, Vladimir Putin e ka nënshkruar ligjin që rikthen orën “standarde” dimërore në federatën ruse.

Ligji që vendos 1 zona të llogaritjes së orës në tërë Rusinë, do të hyjë në fuqi më 26 tetor, që nënkupton se ora në Rusi do të kthehet për 60 minuta prapa ditën kur hyn ligji në fuqi.

Në shkurt të vitit 2011, presidenti i asaj kohe rus, Dmitry Medvedev, e kishte vendosur një dekret që Rusia do e vëzhgoj kohën që në Rusi njihet si “ora verore”.

Më herët gjatë këtij muaji, ligjvënësit rus e kanë aprovuar ligjin, duke e hequr nga përdorimi “orën verore”.

Numri aktual i zonave të llogaritjeve të ndryshme të orës në Rusi është nëntë.

XS
SM
MD
LG