Ndërlidhjet

logo-print

Dënohet dhuna dhe thirrjet anti-semite


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Ministrat e jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Italisë e kanë lëshuar një deklaratë përmes së cilës e dënojnë dhunën anti semitike gjatë protestave të fundit.

Në këtë deklaratë, ministrata kanë thënë, “retorika anti semitike dhe dhuna kundër hebrenjëve, sulmet kundër personave që i përkasin besimit hebre dhe sinagogave nuk kanë vend në shoqëritë tona”.

Ministrat kanë thënë se derisa ata e respektojnë lirinë e të shprehurit, ata e kundërshtojnë ashpër “veprat dhe deklarimet që e tejkalojnë kufirin dhe kalojnë në anti semitizëm, racizëm dhe ksenofobi”.

Deklarata është bërë pas protestave të dhunshme në disa pjesë të Francës më 19 dhe 20 korrik, gjatë së cilës dyqanet që janë pronë e hebrenjëve janë vandalizuar.

Ka pasur së fundi edhe protesta në Gjermani ku demonstruesit kanë bërë thirrje anti semite dhe kanë thënë se “hebrenjët duhet të vriten me gaz”.

Një imam në një xhami të Berlinit dyshohet se gjatë një ligjerate më 17 korrik ka thënë se të gjithë hebrenjët duhet të vriten.

Akuza është duke u hetuar.

XS
SM
MD
LG