Ndërlidhjet

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se disa sulme ajrore izraelite të sotme kanë vrarë së paku 11 persona në Rripin e Gazës, duke përfshirë edhe një grua shtatzënë.

Viktimat e sotme e çojnë numrin e të vrarë në 600 palestinezë të vrarë prejse ushtria izraelite e ka nisur ofenzivën më 8 korrik kundër sulmeve me raketa të militantëve të Hamasit.

Zyrtarët palestinezë thonë se shumica e të vrarëve kanë qenë civilë.

Dy civilë izraelit dhe 27 ushtarë janë vrarë gjithashtu prejse ka nisur dhuna.

Ushtria ka thënë se një ushtarë konsiderohet i zhdukur, me gjasë është i vdekur gjatë një beteje të fundjavës në Gaza.

XS
SM
MD
LG