Ndërlidhjet

logo-print

Qortohet Franca për shitjen e anijeve luftarake Rusisë


Presidenti i Francës shtrëngon duart me homologun rus, Vladimir Putin

Presidenti i Francës shtrëngon duart me homologun rus, Vladimir Putin

Presidentja e Lituanisë e ka kritikuar marrëveshjen përmes së cilës Franca do ia shes Rusisë anijet luftarake, duke thënë se kjo tregon që Bashkimi Evropian është duke komprometuar vlerat e saj me qëllim që të ruaj lidhjet tregtare me Moskën.

Dalia Grybauskaite, ka bërë sot këto komente në Vilnius derisa ministrat e jashtëm të BE-së janë mbledhur në Bruksel për të vendosur nëse duan të shtojnë sanksionet ndaj Rusisë për shkak të tragjedisë me rrëzimin e aeroplanit malajzian.

Britania ka bërë thirrje për masa më të ashpra kundër Moskës.

Franca dhe Gjermania, të dy shtete këto që kanë lidhje të forta tregtare me Rusinë, janë më të përmbajtur.

Grybauskaite ka thënë se shitja e teknologjisë ushtarake Rusisë në kushtet aktuale nuk duhet të tolerohet.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar se një politikë evropiane e pa vendosur nënkupton “një ftesë direkte që agresori të bëhet edhe më agresiv”.

XS
SM
MD
LG