Ndërlidhjet

logo-print

Kërkohet forcimi i krahut lindor të NATO-s


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Presidenti polak, Bronislaw Komorowski ka thënë se “konflikti ruso-ukrainas është sfida më e rëndësishme e sigurisë për Evropën prej përfundimit të Luftës së Ftohtë”.

Komorowski ka thënë se si shkak i këtij konflikti në rrezik nuk është vetëm mbijetesa e një shteti demokratik Ukrainas, por edhe kredibiliteti i rregullit evropian që mbështetët në parime të respektimit të inegritetit territorial dhe mos përdorimit të forcës dhe kërcënimit me forcë në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Duke folur në një takim të vendeve anëtare të NATO-s nga Evropa Qëndrore dhe Lindore, ai ka thënë se forcimi i krahut lindor të kësaj aleance është “fundamentale”.

Presidentët e Letonisë, Lituanisë, Estonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë, Hungarisë, Bullgarisë dhe Rumanisë janë takuar më 22 korrik në Varshavë për të diskutuar pasojat e krizës së Ukrainës dhe aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë nga Rusia në maujin mars.

XS
SM
MD
LG