Ndërlidhjet

Kina e vendos një qytezë në karantinë


(Ilustrim)
(Ilustrim)

Kina e ka vendosur në karantinë një qytezë të tërë pasi një banor i saj ka vdekur nga murtaja bubonike që është forma më e shpeshtë e murtajave te njerëzit e karakterizuar me temperaturë, përçartje dhe krijimin e nyjeve limfatike.

Raportimet nga Kina njoftojnë se 30 mijë banorët e qytezës veriperëndimore të Yumenit nuk po lejojnë që të largohen nga qyteza pasi policia i ka bllikuar rrugët drejt saj.

Mediat kineze raportojnë se përhapja e murtajës në fjalë ka filluar kur një person 38 vjeçar e ka gjetur një mi të vdekur, të cilin më pas iu ka dhënë qenëve të tij për ushqim.

Personi në fjalë, më pas ka pasur temperaturë ndërsa më vonë është shtruar në spital.

Deri më tash raportohet se 151 banorë janë mbyllur ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga personeli mjekësor.

XS
SM
MD
LG