Ndërlidhjet

logo-print

Rutte: Viktimat e MH17, nesër arrijnë në Holandë


Kryeministri holandez, Mark Rutte

Kryeministri holandez, Mark Rutte

Kryeministri i Holandës, Mark Rutte, ka thënë se trupat e parë nga rrëzimi i aeroplanit të Malajzisë në lindje të Ukrainës, do të arrijnë në Holandë më 23 korrik.

Treni-frigorifer me mbetjet e afro 280 njerëzve arriti sot para mesditës në Harkov, që është nën kontrollin e qeverisë së Ukrains.

Nga 298 viktimat e tragjedisë, 193 kanë qenë holandesë,. Holanda do të jetë e ngarkuar me identifikim e viktimave. Rutte ka thënë se ky proces mund të marrë muaj.

Zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë thonë se ka prova në rritje se aeroplani është rrëzuar nga separatistët pro-rusë, më 17 korrik.

XS
SM
MD
LG