Ndërlidhjet

Inteligjenca amerikane: Aeroplani u rrëzua nga rebelët


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Shërbimi i Inteligjencës amerikane thotë se ata besojnë që rebelët pro rusë në lindje të Ukrainës ka mundësi ta kenë goditur aeroplanin malajzian “gabimisht”.

Zyrtarët thonë se nuk është gjetur ndonjë lidhje e drejtpërdrejt ruse me këtë rast.

Zyrtarët e inteligjencës amerikane thonë se aeroplani ndoshta është rrëzuar nga një raketë tokë-ajër SA-11, raketë kjo e gjuajtur nga rebelët.

Derisa thonë se nuk është gjetur ndonjë lidhje e Kremlinit me rastin, zyrtarët thotë se Rusia ka krijuar kushtet për rrëzimin e aeroplanit.

Ata thonë se nuk e dinë nëse ndonjë rusë ka qenë i pranishëm kur te vendi prej nga është gjuajtur raketa, ndërsa nuk kanë thënë nëse ekipi që e ka përdorur raketën është trajnuar në Rusi.

Më 21 korrik, Presidenti amerikan, Barack Obama, ka thënë se aeroplani i “Malaysia Airlines” është rrëzuar në territorin e kontrolluar nga separatistët e përkrahur nga Rusia.

Ai gjithashtu kishte thënë se Rusia ka trajnuar dhe armatosur separatistët me armatim dhe pajisje ushtarake, përfshi armë kundër raketore.

XS
SM
MD
LG