Ndërlidhjet

Ban shpreson për armëpushim në Gaza


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon (ARKIV)
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon (ARKIV)

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-moon, ka shprehur shpresë dhe besim se misioni i tij në Lindje të Mesme së shpejti do të çoj drejt fundit të luftimeve në mes të Izraelit dhe Hamasit.

Ban KI-moon ka bërë këto deklarime për Këshillin e Sigurimit të OKB-së përmes videokonferences nga qyteti i Bregut Perëndimor, Ramallah.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit ka kërkuar dje nga Hamasi që të pranoj fundin e konfliktit me Izraelin pas bisedimeve konstruktive me zyrtarët egjiptian rreth armëpushimit të propozuar nga Egjipti.

Konflikti dy javor në mes të Izraelit dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës deri tash ka marrë jetën e 609 palestinezëve, shumica civilë, dhe 29 izraelitëve prej të cilëve 27 kanë qenë ushtarë.

XS
SM
MD
LG