Ndërlidhjet

Së paku 20 persona janë vrarë në përleshjet e fundit në mes të milicive rivale dhe forcave të armatosura në qytetin lindor të Bengazit.

Mediat vendore kanë raportuar se një sulm vetëvrasës në një bazë ushtarake i kryer mbrëmë vonë në Bengazi ka vrarë së paku tetë persona.

Agjencia e lajmeve e këtij vendi raporton se dy vetura bomba kanë shpërthyer në hyrje të barrakave ushtarake.

Më herët, faqja e pavarur e internetit, al Wasat ka raportuar se 16 persona janë vrarë gjatë përleshjeve që kanë filluar më 21 korrik në mes të ushtrisë dhe dy milicive të ndryshme.

Këto beteja janë kryer pas luftimeve në kryeqytetin e Libisë në mes të dy milicive rivale të cilat kanë bërë përpjekje për të kontrolluar Aeroportin Ndërkombëtar të Tripolit.

XS
SM
MD
LG