Ndërlidhjet

logo-print

Trupat e viktimave të MH17 nisen sot për Holandë


Garda e Nderit e Ukrainës po bartë kufomat e pasagjerëve të MH17 për në aeroplanin që do i dërgoj ato në Holandë

Garda e Nderit e Ukrainës po bartë kufomat e pasagjerëve të MH17 për në aeroplanin që do i dërgoj ato në Holandë

Trupat e parë të viktimave të aeroplanit malajzian që është rrëzuar më 17 korrik në lindje të Ukrainës do të nisne sot për Holandë.

Një ceremoni do të mbahet në aeroportin e Kharkovit para se trupat të nisen drejt Holandës, më vonë gjatë ditës.

Zyrtarët amerikanë thonë se aeroplani ka mundësi të jetë goditur nga një raketë e gjuajtur prej separatistëve që përkrahen nga Rusia.

Në Holandë ndërkohë sot është ditë zie për 298 viktimat e fluturimit MH17, 193 prej të cilëve kanë qenë holandezë.

Zyrtarët holandezë thonë se trenat frigoriferë kanë sjellur rreth 20 mbetje mortore deri në Kharkivin e kontrolluar nga qeveria ukrainase gjatë ditës së djeshme pasi separatistët kanë lejuar që trupat e pajetë të largohen nga zona që ata e kontrollojnë.

XS
SM
MD
LG