Ndërlidhjet

Thaçi fton të pritet vendimi i Kushtetueses


Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi (ARKIV)

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi (ARKIV)

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi i ka ftuar të gjitha subjektet politike që të tregohen të durueshme dhe të presin opinionin e Gjykatës Kushtetuese para se të vazhdohet konstituimi i institucioneve të reja.

Sipas, Thaçit Presidentja Atifete Jahjaga ka marrë nga Gjykata Kushtetuese përgjigjen për mandatarin, dhe se tani duhet pritur edhe opinioni në lidhje me kërkesën e Partisë Demokratike të Kosovës rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

"Është një proces transparent, i përgjegjshëm në suaza të zhvillimit të demokracisë", ka thënë Thaçi në mbledhjen e qeverisë së Kosovës.

XS
SM
MD
LG