Ndërlidhjet

“Republika e Donjeckut” të shpallet “organizatë terroriste”


Ilustrim
Ilustrim

Më pak se një javë pas rrëzimit të aeroplanit malajzian në lindje të Ukrainës, një grup i senatorëve amerikanë i ka dërguar një letër presidentit të SHBA-së, Barack Obama, duke i kërkuar atij që të vendosë sanksione më të ashpra ndaj Rusisë dhe të shqyrtojë përcaktimin e Republikës së vetëshpallur të Donjeckut si “organizatë të huaj terroriste”.

Letra është shkruar nga senatorët e Partisë Demokratike, Dianne Feinstein, Robert Menendez dhe Carl Levin.

Të tre ata kanë vënë në dukje se “ka dëshmi në rritje të shkeljeve të të drejtave të njeriut, përfshirë rrëmbimet dhe torturën, e cila dëshmon se liderët e separatistëve pro-rusë në Donjeck kërcënojnë jetët e ukrainasve të pafajshëm”.

XS
SM
MD
LG