Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë nga dy sulme në Nigeri


Nigeri - foto arkivi
Nigeri - foto arkivi

Së paku 40 persona janë vrarë nga dy shpërthime që kanë goditur qytetin Kaduna të Nigerisë.

Njëri shpërthim ka ndodhur në një rrugë të ngarkuar komerciale, ndërsa tjetri, dy orë më vonë, në një treg.

Nuk ka pasur konfirmim të menjëhershëm se Boko Harami ndodhet pas shpërthimeve.

Grupi militant lufton për të përmbysur qeverinë dhe për të krijuar shtet islamik në Nigeri.

Ai ka marrë përgjegjësinë për disa sulme me bomba, vrasje dhe rrëmbime.

XS
SM
MD
LG