Ndërlidhjet

OKB: Armëpushimi në Gaza, vital


Shefja për Çështje humanitare në OKB, Valerie Amos

Shefja për Çështje humanitare në OKB, Valerie Amos

Shefja për çështje humanitare në OKB ka thënë se armëpushimi i cili do i jepte fund dhunës në Gaza është vital sepse situata ka eskaluar tejmase.

Valerie Amos ka thënë sot se prioriteti kryesor është mbrojtja e civilëve që janë bllokuar nga dhuna.

Ajo e ka quajtur situatën aktuale si “të tmerrshme”.

Amos ka folur në konferencën e organizuar nga OKB në Tokio.

Më 23 korrik, lideri i Hamasit, Khaled Meshaal, e ka hedhur poshtë armëpushimin e propozuar për t’i dhënë fund konfliktit 16 ditor me Izraelin nëse nuk hiqet paraprakisht një bllokadë e Izraelit ndaj Rripit të Gazës.

Deklarata e Meshaalit është bërë derisa po vazhdojnë sulmet ajrore dhe ofenziva tokësore izraelite në Gaza.

Mbi 680 palestinezë dhe 34 izraelitë janë vrarë prejse Izraeli ka nisur sulmet ajrore në Gaza në fillim të korrikut.

XS
SM
MD
LG