Ndërlidhjet

logo-print

Armëpushimi nuk arrihet deri javën e ardhshme


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një armëpushim në Gaza që do të përfshinte edhe tërheqjen e trupave tokësore izraelite nga territori palestinez nuk është realisht i arritshëm para javës së ardhshme, ka thënë sot një nga ministrat izraelit.

“Nuk shoh arritje të një armëpushimi gjatë ditëve në vijim, që do të përfshinte edhe tërheqjen e trupave tokësore izraelite”, ka thënë ministri i Shkencës së Izraelit, Yaakov Peri, që më parë ka qenë shef sigurie.

Ai këtë deklaratë e ka bërë për portalin e lajmeve, Walla duke shtuar se trupave tokësore iu duhet më shumë kohë që të përfundojnë misionin e tyre të shkatërrimit të tuneleve kufitare që shfrytëzohen nga militantët në Gaza.

“Më duhet të thuhet me autoritet që dy apo tre ditë nuk janë të mjaftueshme që të përfundohet puna me shkatërrimin e tuneleve”, ka thënë Peri.

XS
SM
MD
LG