Ndërlidhjet

logo-print

Australia dërgon policë në lindje të Ukrainës


Kryeministri australian, Tony Abbott

Kryeministri australian, Tony Abbott

Australia ka dërguar 50 oficerë policor në Londër në pritje të dërgimit të tyre në Ukrainë për të siguruar lokacionin ku është rrëzuar aeroplani malajzian më 17 korrik.

Ky delegacion do të jetë pjesë e një ekipi të OKB-së.

Kryeministri australian, Tony Abbot, ka thënë se ministrat e jashtëm të Australisë dhe Holandës do të shkojnë sot në Kiev për të kërkuar një memorandum mirëkuptimi që do të lejonte vendosjen e një force policore multinacionale.

39 australianë kanë vdekur si pasojë e rrëzimit të aeroplanit që kishte 298 pasagjerë në lindje të Ukrainës kur aeroplani me të cilin udhëtonin u godit nga një raketë që dyshohet se është gjuajtur nga rebelët pro rusë.

XS
SM
MD
LG