Ndërlidhjet

Dhjetëra të vrarë në sulmin e fundit në Irak


(Ilustrim)

(Ilustrim)

Një sulm në një autobus që bartte të dënuar në një burg në Bagdad, ka vrarë së paku 60 persona.

Autobusi që transportonte të burgosur nga një bazë ushtarake në qytezën Taji për në Bagdad, fillimisht është goditur nga një veturë bombë.

Zyrtarët e Irakut thonë se kryengritësit, përfshirë edhe sulmues vetvrasës dhe persona të armatosur, më pas i kanë sulmuar forcat e sigurisë që ishin pjesë e konvojit.

Shumica e të vrarëve kanë qenë të burgosur, megjithëse janë vrarë edhe disa policë.

Militantët e Shtetit Islamik kontrollojnë pjesë të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor, po kryejnë sulme të vazhdueshme në zonat përreth Bagdadit.

XS
SM
MD
LG