Ndërlidhjet

logo-print

UNDP: Ka rënie të varfërisë në botë


(Ilustrim)

(Ilustrim)

UNDP e ka publikuar raporton vjetor për zhvillimet njerëzore në të cilin thotë ndonëse varfëria ka shënuar rënie, rreth 2.2 miliardë njerëz ende konsiderohen të varfër apo “pothuajse të varfër”.

UNDP ka publikuar listën me 187 shtete duke u mbështetur në të dhënat për shkollim, paga, shëndetin dhe jetëgjatësinë e njerëzve dhe sigurinë personale.

Vendet që janë ranguar më së miri në këtë listë janë Norvegjia, Australia, Zvicra, Holanda dhe SHBA-të.

Tre vendet të ranguar më së poshti në këtë listë janë Republike e Afrikës Qëndrore, Kongo dhe Nigeri.

Rusia është ranguar në pozitën e 57, Serbia në pozitën e 77-të, Maqedonia në pozitën e 84-të ndërsa Bosnia në pozitën e 86-të.

XS
SM
MD
LG