Ndërlidhjet

BE, sanksione ndaj bankave ruse


(ILustrim)

(ILustrim)

Ambasadorët e BE-së po diskutojnë mundësinë e sanksioneve të reja ndaj Rusisë duke vendosur restrikcione të gjëra ndaj aktiviteteve të bankave ruse.

“The Financial Times” raporton se sanksionet e reja për rolin e Rusisë në trazirat në lindje të Ukrainës duket se do t’iu pamundësonte bankave ruse të shisnin aksione në tregun evropian.

Sanksionet e BE-së do të shkonin edhe më tej se ato amerikane të cilat tashmë kanë sanksionuar dy banka ruse, GazpromBank dhe VEB , pasi sanksionet evropiane do të godisnin të gjitha bankat ku shteti rus ka mbi 50 % të aksioneve.

Sanksione të reja do të përfshinin edhe zgjerimin e listës së individëve rusë që do iu ndalohej udhëtimi dhe ngrirja e aseteve të tyre.

XS
SM
MD
LG