Ndërlidhjet

logo-print

Austria dënon sulmin ndaj lojtarëve izraelitë


Kancelari i Austrisë, Werner Faymann.

Kancelari i Austrisë, Werner Faymann.

Kancelari i Austrisë, Werner Faymann, ka dënuar sulmin e protestuesve pro-palestinezë ndaj lojtarëve izraelitë të futbollit gjatë një ndeshjeje pranë Salzburgut.

Sulmi ka çuar në ndërprerjen e ndeshjes miqësore midis ekipit izraelit, Maccabi Haifa, dhe atij francez, Lille, që është zhvilluar të mërkurën në qytetin Bischofshofen.

Forcat e sigurisë kanë qenë të ngadalta në reagim, kur rreth 20 protestues me origjinë turke kanë hyrë në fushë, duke valuar flamuj palestinezë dhe pankarta që kritikonin fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza.

Grupi ka goditur dy lojtarë izraelitë.

XS
SM
MD
LG