Ndërlidhjet

logo-print

Rrëzohet aeroplani i Algjerisë me 116 njerëz në bord


Ilustrim

Ilustrim

Një aeroplan pasagjerësh me 116 njerëz në bord është rrëzuar gjatë fluturimit nga Burkina Faso për në Algjer.

Kontaktet me fluturimin e kompanisë Air Algerie janë humbur derisa aeroplani kalonte mbi Mali në kohë të keqe.

Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, ka thënë se aeroplani, i cili ka pasur 50 shtetas franezë në bord, siç duket është rrëzuar.

Mediat franceze raportojnë se ushtarët kanë gjetur rrënojat e aeroplanit në Tilemsi, në pjesën qendrore të Malit, por ky informacion nuk është konfirmuar.

XS
SM
MD
LG