Ndërlidhjet

MH17: Arrijnë në Holandë trupa të tjerë


Holandë

Holandë

Dy aeroplanë me mbetjet e viktimave të aeroplanit malajzian, që është rrëzuar në lindje të Ukrainës, kanë arritur në Holandë.

Zyrtarët ukrainas kanë thënë se aeroplanët kanë bartur 51 arkivolë me trupa apo pjesë trupore.

Dyzet trupa janë bartur nga Ukraina në Holandë një ditë më parë.

Të 298 pasagjerët, shumica nga ta holandezë, kanë humbur jetën në tragjedinë e 17 korrikut.

Fluturimi MH17 dyshohet se është sulmuar nga rebelët pro-rusë me raketë tokë-ajër.

XS
SM
MD
LG