Ndërlidhjet

Tre amerikanë të arrestuar në Iran


Iran
Iran

Tre amerikanë, përfshirë një gazetar të gazetës “Washington Post”, janë arrestuar në Iran.

Gazeta ka thënë se dy amerikanët e tjerë, të cilët nuk janë identifikuar, punojnë si fotoreporterë të pavarur.

“Washington Post” po ashtu ka thënë se gazetari i saj, Jason Rezaian, ka edhe shtetësi amerikane, edhe iraniane.

Gruaja e tij, e cila po ashtu është arrestuar, është shtetase e Iranit.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka konfirmuar rastin.

XS
SM
MD
LG