Ndërlidhjet

Dy makina bombë kanë shpërthyer në qendër të Bagdadit, duke vrarë së paku 12 njerëz.

Sulmet kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes, vetëm disa orë pasi parlamenti irakian ka zgjedhur presidentin e vendit.

Bombat kanë shpërthyer në lagjen Karrada, e cila është e njohur për restorante dhe dyqane.

Autoritetet irakiane po përballen me krizën më serioze në disa vite, pasi militantët e Shteti Islamik kanë marrë kontrollin e disa territoreve në veri dhe perëndim të Irakut.

XS
SM
MD
LG