Ndërlidhjet

Dempsey: Nacionalizëm i rrezikshëm në Ukrainë


Gjenerali Martin Dempsey
Gjenerali Martin Dempsey

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Martin Dempsey, ka thënë se përfshirja e Rusisë në Ukranë po shpërndan ndjenja nacionaliste që mund të përhapen në gjithë rajonin me pasoja të paparashikueshme.

Dempsey ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, është duke ndjekur një “agjendë agresive”.

Duke folur në një konferencë të sigurisë në Kolorado, ai ka thënë se Putini, në vend që ta shtensionojë situatën, ka marrë vendim që të përshkallëzojë atë.

“Ajo për çfarë kam frikë është se Putini mund të ndezë një zjarr dhe mund të humbasë kontrollin e tij”, ka thënë Dempsey.

XS
SM
MD
LG