Ndërlidhjet

MH17: Obama kërkon hetim të plotë


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkura, Barack Obama, u është bashkuar liderëve australianë dhe holandezë dhe ka kërkuar qasje të plotë në vendin e rrëzimit të aeroplanit malajzian në lindje të Ukrainës – zonë që kontrollohet nga separatistët pro-rusë.

Duke folur në telefon me kryeministrin e Australisë, Tony Abott, dhe atë holandez, Mark Rutte, tre liderët janë pajtuar që të punojnë për hetimin e plotë të tragjedisë së 17 korrikut.

Fluturimi MH17 është rrëzuar me 298 njerëz në bord. Shumica e viktimave kanë qenë shtetas holandezë.

Aeroplani dyshohet të jetë sulmuar me raketë tokë-ajër nga separatistët pro-rusë.

XS
SM
MD
LG