Ndërlidhjet

Moti i keq dyshohet se ka rrëzuar aeroplanin algjerian


Ilustrim
Ilustrim

Ministri i Brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, ka thënë se moti i keq është arsyeja më e mundshme për rrëzimin e aeroplanit algjerian në Mali.

Ai ka thënë se mundësitë e tjera nuk janë hedhur poshtë, porse “kushtet meteorologjke” janë shkaku më i mundshëm.

Franca ka thënë se ka dërguar një njësi ushtarake për të siguruar lokacionin ku ndodhen rrënojat e aeroplanit.

Aeroplani që fluturonte nga Burkina Faso për në Algjer ka pasur 116 njerëz në bord, 51 nga ta shtetas francezë.

Kontrollorët e trafikut ajror kanë humbur kontaktin me aeroplanin të enjten, pasi pilotët kanë raportuar për stuhi të rënda.

XS
SM
MD
LG