Ndërlidhjet

Thirrje për protesta kundër sulmeve izraelite në Gaza


Gaza

Gaza

Udhëheqësit palestinezë kanë bërë thirrje për protesta masive në Bregun Perëndimor kundër ofensivës së Izraelit në Gaza.

Thirrja për tubimet e sotme vjen një ditë pasi predhat izraelite kanë vrarë 15 njerëz në një shkollë që shfrytëzohej si strehim në Gaza.

Zyrtarët palestinezë kanë thënë se sulmet ajrore të Izraelit kanë goditur sot 30 shtëpi në Gaza.

Mbi 800 palestinezë dhe 35 izraelitë janë vrarë prejse Izraeli ka nisur fushatën më 8 korrik.

Ushtria izraelite thotë se po u përgjigjet sulmeve me raketa nga militantët e Hamasit që kontrollojnë Rripin e Gazës.

XS
SM
MD
LG