Ndërlidhjet

Rusi: Ndalohet importi i prodhimeve të qumështit nga Ukraina


Pamje nga një pjesë e Moskës
Pamje nga një pjesë e Moskës

Rusia e ka ndaluar importin e të gjitha prodhimeve të qumështit nga Ukraina, duke thënë se u mungon kontrolli i cilësisë.

Kjo është shenja e fundit në përkeqësimin e raporteve tregtare ndërmjet dy vendeve, pasi Ukraina e ka nënshkruar një marrëveshje për tregti të lirë me Bashkimin Evropian.

Një zëdhënës i shërbimit të inspekcionit të agrikulturës së Rusisë, tha se ndalimi ishte imponuar pasi në prodhimet e qumështit të Ukrainës ishin detektuar nivele të larta të antibiotikëve dhe bakterieve.

Ndalimi fillon prej datës 28 të këtij muaji.

Më parë Rusia ka ndërmarrë ndalim të importit nga vendet që synojnë t’i afrohen Bashkimit Evropian dhe të largohen nga Moska.

Më herët këtë muaj, Rusia i ka ndaluar importet e mishit dhe të pemëve nga Moldavia, e cila, poashtu, në muajin qershor e pat nënshkruar Marrëveshjen për Asocim me BE-në.

XS
SM
MD
LG