Ndërlidhjet

Ukrainë: Hetime kundër liderëve partiakë në Rusi


Pamje nga Kievi

Pamje nga Kievi

Ministria e brendshme e Ukrainës i ka filluar hetimet kundër liderit të Partisë Komuniste të Rusisë, Gennady Zyuganov, dhe politikanit ultranacionalist rus, Vladimir Zhirinovsky.

Zoryan Shkiryak, këshilltar në Ministrinë e brendshme të Ukrainës, tha sot se politikanët rusë janë të dyshuar për “financim të aktiviteteve që synojnë ndryshimin e territorit të Ukrainës dhe të kufijve të saj shtetëror”.

Më herët, ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, kishte shpallur hetime kundër ministrit të mbrojtjes së Rusisë, Sergei Shoigu, dhe biznesmenit rus, Konstatin Malofeyev, të dyshuar për organizim të armatimit ilegal të formacioneve ushtarake në territorin e Ukrainës.

Nga ana tjetër, autoritetet e Rusisë, në fillim të këtij muaji, kanë shpallur se i kanë filluar hetimet kundër ministrit ukrainas, Arsen Avakov, dhe guvernatorit të rajonit Dnipropetrovs në Ukrainë, Ihor Kolomyskiy, për dyshime se kanë zhvilluar operacione ilegale ushtarake, rrëmbime dhe pengime të gazetarëve.

XS
SM
MD
LG