Ndërlidhjet

Maqedoni. Janë dënuar 12 vetë për vjedhje të antikiteteve


Pamje nga Shkupi
Pamje nga Shkupi

Një gjykatë në Maqedoni i ka dënuar me burg 12 vetë, përfshirë dy zyrtarë të lartë të departamentit të trashigimisë, në kohëzgjatje prej 2.5 e deri në 7.5 vjet, për përfshirje në bandë të kontrabandimit të antikiteteve.

Ata janë dënuar dje për bashkim kriminal, keqpërdorim të pozitës, fshehje dhe vjedhje, pas një procesi i cili ka zgjatur 10 muaj, raporton AP nga Shkupi.

Këta 12 vetë ishin në mesin e 16 personave të arrestuar gjatë bastisjeve në gjithë Maqedoninë, vitin e kaluar, me ç’rast policia kishte konfiskuar artifakte nga shekulli i katërt, përfshirë një figurë femërore argjilore dhe 121 monedha – njëra me portretin e Aleksandrit të Madh.

Poashtu, ishin konfiskuar 14 ikona kishtare, megjithqë policia nuk tha se sa të vjetra ishin ato.

Katër personat e tjera ishin dënuar me kusht për gërmime ilegale, tregti dhe shkatërrim të artifakteve të vlefshme.

XS
SM
MD
LG