Ndërlidhjet

Francë: Me gjasë, moti është shkak i rrëzimit të aeroplanit


Harta ku shihet zona e fundit e kontaktit me aeroplanin e rrëzuar të Algjerisë
Harta ku shihet zona e fundit e kontaktit me aeroplanin e rrëzuar të Algjerisë

Ministri i brendshëm i Francës, Bernard Cazeneuve, thotë se ka gjasë të mëdha që moti është shkak i rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Algjerisë në Mali.

Ministri Cazeneuve tha se as mundësitë e tjera nuk përjashtohen, por ka gjasë të mëdha që “kushtet meteorologjike” janë shkaktari kryesor.

Franca sot ka njoftuar se në Mali e ka dërguar një njësi ushtarake në vendin e rrëzimit të aeroplanit me 110 njerëz në të, përfshirë 51 shtetas francezë.

Kontrolli i fluturimit dje e kishte humbur kontaktin me aeroplan, pasi pilotët kishin raportuar për kohë tejet të vështirë me stuhi.

Në një kumtesë të presidencës së Francës theksohet se aeroplani ishte identifikuar qartas në tokë, megjithëse ishte thyer.

XS
SM
MD
LG