Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: Sanksionet e reja të BE-së e rrezikojnë bashkëpunimin


Selia e Ministrisë së jashtme të Rusisë në Moskë

Selia e Ministrisë së jashtme të Rusisë në Moskë

Ministria e jashtme e Rusisë tha se sanksionet e reja shtesë të Bashkimit Evropian kundër Rusisë lidhur me rolin e saj në krizën në Ukrainë, e rrezikojnë bashkëpunimin në çështjet e sigurisë.

“Lista e sanksioneve shtesë është dëshmi direkte se vendet e BE-së e kanë krijuar kursin e ndaljes së plotë të bashkëpunimit me Rusinë, lidhur me çështjet e sigurisë ndërkombëtare dhe rajonale”, thuhet në kumtesën e Moskës.

Sot në orët e para të mëngjesit, Bashkimi Evropian i ka shpallur sanksionet e reja, në të cilat përfshihen 15 individë dhe 18 entitete.

Tash në listën e përgjithshme të sanksioneve të Bashkimit Evropian, gjenden 87 individë dhe 20 entitete në Ukrainë dhe Rusi.

XS
SM
MD
LG