Ndërlidhjet

Shtetet e Bashkuara sot e kanë evakuuar gjithë personelin e vet nga Ambasada në Libi, për shkak të luftimeve të ashpra ndërmjet milicive rivale në kryeqytetin Tripoli.

Departamenti i shtetit tha se personali i ambasadës është zhvendosur përkohësisht nëpër rrugët tokësore në Tunizinë fqinje, derisa luftimet ishin intensifikuar.

Operacionet e ambasadës do të pezullohen derisa të vlerësohet se situata e sigurisë është përmirësuar.

Departamenti i shtetit, poashtu, e ka publikuar një thirrje duke kërkuar që amerikanët të mos udhëtojnë në Libi dhe ka rekomanduar që ata që tashmë gjenden në këtë vend, të largohen menjëherë.

Më 11 shtator 2012, nga sulmi në misionin e Shteteve të Bashkuara në Bengazi të Libisë, që është qyteti i dytë më i madh pas kryeqytetit Tripoli, janë vrarë ambasadori, Chris Stevens, dhe tre amerikanë të tjerë.

Në Libi po ndodhë dhunës më e ashër, e cila nuk është parë prej vitit 2011, kur u përmbys Muammar Qadaffi.

XS
SM
MD
LG