Ndërlidhjet

Rripi i Gazës: Më se 1 mijë palestinezë të vrarë


Ushtarët izraelitë e valojnë flamurin gjatë lëvizjes me tankun e tyre në Rripin e Gazës
Ushtarët izraelitë e valojnë flamurin gjatë lëvizjes me tankun e tyre në Rripin e Gazës

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës ka arritur në më tepër se 1 mijë vetë, shumica prej tyre civilë.

Ministria e shëndetësisë në Rripin e Gazës ka njoftuar sot se i ka gjetur më se 100 trupa të varrosur nën gërmadhat e ndërtesave të bombarduara.

Trupat janë gjetur sot gjatë amrëpushimit humanitar 12 orësh, i kërkuar nga Kombet e Bashkuara.

Kështu, numri i palestinezëve të vrarë tash është 1030, gjatë 19 ditëve të luftimeve ndërmjet Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Ushtria e Izraelit tha se tre ushtarë janë vrarë në luftimet gjatë natës, kështu që tash gjithsej 40 izraelitë janë vrarë, përfshirë edhe tre civilë.

XS
SM
MD
LG