Ndërlidhjet

Afganistan: Auditi zgjedhor është pezulluar për disa ditë


Ahmad Yusuf Nuristani
Ahmad Yusuf Nuristani

Komisioni i Pavarur Zgjedhor i Afganistanit thotë se e ka pezulluar auditin e tetë milionë fletëvotimeve në rundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Kryetari i këtij komisioni, Ahmad Yusuf Nuristani, u tha sot gazetarëve në kryeqytetin Kabul se auditi do të suspendohet deri “në ditën e katërt të Bajramit”. Kjo festë myslimane fillon më 28 korrik.

Zoti Nuristani theksoi se shpreson se pezullimi i përkohshëm do të mundësoj që kandidatët presidencialë, Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ghani, t’i “zgjidhin dallimet e tyre”.

Kjo ishte referencë e qartë për dështimin e të dy kandidatëve për tu pajtuar lidhur me kriteret për kontrollin e fletëvotimeve.

XS
SM
MD
LG