Ndërlidhjet

Hamasi e refuzoi armëpushimin, Izraeli i vazhdoi operacionet


Pamje e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës
Pamje e ndërtesave të shkatërruara nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës

Ushtria e Izraelit sot i ka vazhduar operacionet në Rripin e Gazës, pasi Hamasi e refuzoi zgjatjen e armëpushimit dhe ka lansuar sulme me raketa.

Vazhdimi i operacioneve po ndodhë pasi mbrëmë Izraeli e shpalli zgjatjen 24 orëshe të armëpushimit humanitar në Rripin e Gazës.

Në një kumtesë, lëvizja Hamas e ka hedhur poshtë zgjatjen e armëpushimit duke thënë se “çfarëdo armëpushimi humaanitar, që nuk e siguron tërheqjen e ushtarëve okupues nga kufiri i Rripit të Gazës, që nuk i lejon banorët të kthehen në shtëpi dhe nuk e siguron evakuimin e të plagosurve, është i papranueshëm”.

Izraeli tha se do ta vazhdoj shkatërrimin e tuneleve ushtarake të Hamasit gjatë pauzës së armëpushimit.

Në luftimet që filluan para 20 ditësh, janë vrarë më se 1 mijë palestinezë, shumica prej tyre civilë.

Janë vrarë 40 ushtarë dhe tre civilë izraelitë.

XS
SM
MD
LG