Ndërlidhjet

Irak: U lirua politikani sunit i rrëmbyer


Pamje nga një pjesë e Bagdadit

Pamje nga një pjesë e Bagdadit

Personat e armatosur në kryeqytetin Bagdad të Irakut, e kanë rrrëmbyer, e pastaj e kanë liruar, një politikan sunit.

Policia tha se personat e armatosur e kanë bastisur shtëpinë e politikanit, Riyadh al-Adhdah, që është shef i Këshillit Provincial të Bagdadit, pardje vonë duke e marrë me vete atë dhe disa truproje të tij.

Një zyrtar irakian u ka thënë agjencive AP dhe Reuters se Adhdah dhe katër truprojet e tij janë liruar mbrëmë.

Mbetet e panjohur se kush ishin rrëmbyesit dhe ku ishte mbajtur politikani Adhdah, që është anëtar i bllokut kryesor sunit në Parlamentin e Irakut, Mutahidoon.

Në vitin 2012, ai ishte burgosur për tetë muaj lidhur me akuza se i ka financuar grupet kryengritëse.

XS
SM
MD
LG