Forcat e sigurisë së Ukrainës e kanë filluar një ofensivë kundër separatistëve prorusë në qytetin Donjeck, në pjesën lindore të Ukrainës.
Mbrëmë janë dëgjuar predha dhe eksplodime rreth këtij qyteti, i cili është nën kontrollin e kryengritësve.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së Ukrainës, Andriy Lysenko, tha se ushtarët ukrainas ishin afër qytetit Horlivka, në veri të Donjeckut.
Kjo ofensivë po bëhet derisa forcat e qeverisë në Kiev e kanë rimarë kontrollin ndaj disa territoreve, që ishin mbajtur nga kryengritësit prorusë, në pjesën lindore të Ukrainës.