Ndërlidhjet

logo-print

Rusi: U përplas aeroplani luftarak MiG-29, piloti humbi jetën


Aeroplani luftarak rus MiG-29

Aeroplani luftarak rus MiG-29

Aeroplani luftarak i forcës ajrore të Rusisë, i tipit Mig-29, është përplasur afër vendit Astrakhan, me ç’rast piloti është vrarë.

Komandanti i forcave ajrore të Rusisë, Viktor Bondarev, tha sot se po zhvillohen hetime për përcaktimin e shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit në pjesën jugore të Rusisë.

“Sipas raporteve të para, përplasja është shkaktuar për shkak të dështimit të pajisjes së avicionit”, tha Bondarev.

Zyrtarët u kanë thënë mediave të Rusisë se aeroplani kishte rënë 30 kilometra në jug të një aeroporti në rajonin Astrakhan, në një hapësirë ku nuk ka pasur objekte e as shtëpi.

XS
SM
MD
LG