Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Inspektorët holandezë dhe austrialianë i pengon lufta


Alexander Hug

Alexander Hug

Luftimet ndërmjet kryengritësve dhe ushtarëve të Ukrainës ka ndikuar që inspektorët ndërkombëtarë nuk kanë shkuar sot për ta vizituar vendin e rrëzimit të aeroplanit të udhëtarëve të Malajzisë (MH17).

Alexander Hug, nga misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Ukrainë, u tha reporterëve në Donjeck se kanë “dëgjuar indikacione se atje po vazhdojnë luftimet”.

“Situata në terren duket se është e pasigurt, prandaj kemi vendosur që atje të shkojmë nesër”, tha Hug.

Ai ishte së bashku me ekspertët holandezë dhe australianë.

XS
SM
MD
LG