Ndërlidhjet

Netanyahu: Izraeli do t’i vazhdoj operacionet në Rripin e Gazës


Benjamin Netanyahu

Benjamin Netanyahu

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, thotë se operacionet ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës do të vazhdojnë. Ai, poashtu, e ka akuzuar Hamasin për shkelje të armëpushimit.

Këto komente të tij u bënë sot në rrjetin televizin amerikan CNN, pasi militantët islamikë të Hamasit u pajtuan për armëpushimin humanitar 24 orësh në konfliktin me Izraelin në Rripin e Gazës.

Zëdhënësi i Hamasit, Sami Abu Zuhri, tha sot se “në përgjigje të ndërhyrjes së Kombeve të Bashkuara dhe duke pasur parasysh situatën e njerëzve tanë para Bajramit, është arritur pajtueshmëri në mesin e grupeve rezistuese për ta mbështetur qetësinë humanitare 24 orëshe, që fillon të dielën në orën 2 pasdite, sipas kohës lokale”.

XS
SM
MD
LG