Ndërlidhjet

Mali: Francezët bëjnë hetime lidhur me rrëzimin e aeroplanit


Një ushtar francez qëndron në vendin e rrëzimit të aeroplanit në Mali.

Një ushtar francez qëndron në vendin e rrëzimit të aeroplanit në Mali.

Hetuesit francezë po zhvillojnë kërkime të mbetjeve të aeroplanit të udhëtarëve të Algjerisë, që është rrëzuar në pjesën veriore të Malit.

Shefi i Zyrës së Hetimeve të Francës, Remi Jouty, tha sot në Paris se puna do të vazhdoj pak ditë dhe se hetuesit do t’i analizojnë edhe të dhënat nga kutitë e zeza dhe do t’i shqyrtojnë informacionet për motin, që ka mbretëruar në kohën e rrëzimit.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, që dje në Paris i ka takuar familjet e disa viktimave, tha se trupat e të 118 udhëtarëve do të transportohen në Francë.

Asnjë person nuk ka shpëtuar nga rrëzimi i aeroplanit më 24 korrik, derisa fluturonte nga Burkina Faso në Algjeri.

XS
SM
MD
LG